Administrata e Presidentit të SHBA-së Joe Biden pritet të miratojë 750 milionë dollarë shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën të mërkurën, sipas dy zyrtarëve amerikanë, shkruan The Guardian.
Një ndihmës i lartë i Kongresit tha se pajisjet ka të ngjarë të përfshijnë sisteme të artilerisë së rëndë. Shtëpia e Bardhë tha javën e kaluar se ka miratuar më shumë se 1.7 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë e Ukrainës që nga pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt.
Dërgesat e mëparshme të armëve kanë përfshirë raketa mbrojtëse anti-ajrore Stinger dhe antitank Javelin, si dhe municione dhe armatura.
g.kosovari