Mediat italiane nuk reshtin së publikuari skenarë që mund të ndodhin në skuadrën e Interit dhe veçanërisht, me trajnerin Roberto Mançini.
Një ditë pas publikimit të një artikulli nga portali i njohur sportiv “Goal.com”, në të cilën ngriheshin pikëpyetje për një largim të mundshëm të Mançinit drejt Kombëtares italiane – për shkak të mospasjes së një plani të qartë nga klubi për blerjet dhe menaxhimin e situatës deri në verë, këtë radhë është “Sportmediaset”, që aludon për një rikthim të mundshëm të Murinjos te zikaltrit, raporton Blic.
Në një artikull të publikuar këtë të martë, “Sportmediaset” thotë se presidenti i klubit, Tohir “po rivlerëson idenë që nëse Mançini jep lamtumirën nga skuadra, njeriu i duhur në momendin e duhur të jetë Zhoze Murinjo”.
Media italiane thekson se pas dështimit te Çelsi, Murinjo mund të ketë një të ardhme te Interi. Trajneri ka thënë më parë se mbetet një interist i deklaruar dhe se është i gatshëm një ditë të rikthehet.
Në shkrim përmendet edhe ‘ëndrra’ e Murinjos për të drejtuar pankinën e Mançester Junajtid, që “do të ndahet nga Van Gal, herët a vonë”.