Ish kryeministri Sali Berisha tha se publikimi i mesazheve të përgjuara ndaj Ilir Metës është bërë në vitin 2008 me urdhër të ish Prokurores së Përgjithshme Ina Rama dhe me publikim nga ana e deputetit Tom Doshi.
“Marrim rastin e fundit, del një regjistrim i vitit 2008. I bërë nga Ina Rama, ishte deputet ai, atë se bënte dot as ai Osmani asnjë prokuror tjetër. E regjistron Ina Rama, në thyerje absolute të ligjit.
Ajo duhet të kërkonte autorizimin nga kryetarja e parlamentit. Unë e kisha deklaruar publikisht që për çdo ministër që do kërkohet regjistrimi unë do t’ia jap menjëherë. E regjistroi, kujt ja dhanë, ja dhanë Edi Ramës. Nga doli bobina.
Që Edi Rama kishte njohuri kjo është 100% e sigurt.
Historia e regjistrimit është se një person që sot është bërë drejtor i rëndësishëm i Saimir Tahirit ia dha Tahirit. Tahiri ja dha Ramës, Rama ja dha Tomës.”, tha Berisha.