Një 35-vjeçare ka arritur të shpëtojë nga vdekja nga duart e bashkëshortit të saj, i cili gjatë sherrit i kishte dëmtuar asaj gishtat e dorës me thikë dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri.
Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin B. S., 36 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë të mbushur me fishekë dhe një thikë.
Njoftimi nga Policia Kukës
Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në familje.
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.
Në kuadër të operacionit policor “Ndërhyrja” u vu në pranga 36-vjeçari që i kishte dëmtuar gishtat, me mjet prerës, bashkëshortes së tij dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri.
Sekuestrohen një armë zjarri pushkë e mbushur me fishekë dhe një thikë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Kryemadh, shtetasi B. S. kishte konflikt me bashkëshorten e tij, shtetasen L. S., 35 vjeçe, të cilën e dhunonte dhe e kërcënonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasin B. S., 36 vjeç, i cili pas një konflikti me bashkëshorten, i kishte dëmtuar asaj gishtat e dorës, me mjet prerës (thikë) dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri.
Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë të mbushur me fishekë dhe një thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari