E pyetur për abcnews.al se kë shikon në krye të Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka deklaruar që kjo varet nga anëtarësia.
Gjatë përgjigjes së saj ajo ka prekur edhe kandidimin e Berishës për këtë post ku sipas saj ai nuk duhet të kandidojë për shkak se kandidimi i tij krijon kushte të pabarabarta për të tjerët.
“Nëse Berisha kandidon ai duhet t’i japi kandidatëve të tjerë mjaftueshëm kohë për të bërë fushatë në vende të ndryshme për t’u afruar me anëtarësinë dhe për t’i bindur ata. Mendimi im personal është që zoti Berisha nuk duhet të kandidojë sepse krijon kushte të pabarabarta për kandidatët e tjerë. Ai ka pasur ndikim shumë të madh brenda PD-së, ka qenë President, Kryeministër dhe ka luajtur një rol shumë të madh në krijimin e Partisë Demokratike. Të gjitha këto e bëjnë zotin Berisha me një peshë jashtëzakonisht shumë të madhe brenda partisë dhe ka një ndikim të madh tek anëtarësia.” /abcnews.al/