Berisha-Meta janë të dënuar të vazhdojnë të jenë bashkë

Nga Endri Kajsiu

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë më të bashkuar se kurrë sot edhe pse ata kanë qenë bashkë vazhdimisht që pas vitit 2009. Këtë e di sot i madh e i vogël në Shqipëri dhe përtej deteve e oqeanit.  Meta-Berisha ishin bashkë kundër reformës në drejtësi. Po të mos ishte për presionin ndërkombëtar, reforma nuk do të kishte ndodhur. Edhe në kohën kur Berisha e Basha ishin në çadër për të mos votuar Vettingun, Meta edhe pse në koalicion me Ramën ‘furnizonte’ çadrën fshehurazi, derisa në një moment doli zbuluar.

Meta-Berisha kanë qenë bashkë mandej vazhdimisht, hapur. Ilir Meta nga karrigia e Presidentit ka qenë ortaku më i ngushtë i Sali Berishës dhe nuk ka ngurruar ta thotë edhe publikisht. Së fundi, Ilir Meta i bëri dy shërbime doktorit duke shpallur zgjedhjet e parakohshme për të zënë Bashën gafil dhe mandej duke i dhuruar partinë për ta mundur atë.

Ilir Meta e ka nuhatur se do të shpallet si Berisha sapo të mbyllë mandatin e Presidentit. Ai e di që në letrat që ka DASH, aleati që SHBA thotë se Berisha ka kryer korrupsion dhe ka ndaluar drejtësinë të bëjë punën e saj, është emri Ilir Meta.  Pikërisht kjo frikë që kanë të dy, i ka tërbuar dhe nuk ndalojnë së kundërvëni ndaj SHBA-ve. Ndërkohë që dje ambasadorja Kim ishte në manifestimin kundër luftës në Ukrainë dhe kundër Rusisë, Berisha protestonte tek SPAK për të hequr vëmendjen. Sot që Edi Rama i bën thirrje SPAK-ut që të hetojë ‘non grata-n’ Sali Berisha, Ilir Meta del i tërbuar dhe sulmon kryeministrin.

Thënë këto, panorama është e qartë. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bashkë në luftën kundër SHBA-ve, janë bashkë në frikën që kanë nga drejtësia dhe të koordinuar në gjithçka bëjnë. Dhe do vijojnë ta bëjnë deri në fund, derisa të vijë fundi i tyre.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com