Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sellcë të Tetovës, ku mësohet se një 45-vjeçarka vrarë nënën e tij duke i prerë kokën me sëpatë.
Shqiptari me inicialet U.D., ka vrarë nënën 73-vjeçare me inicialet N.D., tre muaj pasi ishte liruar nga spitali psikiatrik i Bardovcës. Drejtori i psikiatrisë në Shkup, Qamil Kovaqi, ka thënë që pacienti me vetëiniciativë ka kërkuar që të lirohet nga spitali më 21 shkurt të këtij viti.
45-vjeçari ishte trajtuar me ndërprerje nga viti 2009, ndërkaq nga viti 2017 ishte trajtuar në këtë spital. SOT