Motrat që s’flasin prej vitesh/ Eranda Libohova flet për marrëdhënien e me Irmën: Kam mall për kohën kur…

Këngëtarja e njohur, Eranda Libohova është mjaft e dashur për publikun shqiptar. Së fundmi Eranda ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites në Abc News dhe ka folur për karrierën e saj artistike dhe ka cekur fare pak atë private.

Ndër të tjera, ajo ka përmendur edhe motrën e saj teksa ka treguar me nostalgji kur ka kënduar në festival me Irmën.

 ‘’ Krajka, kur na ka dëgjuar me Irmën ne të këndonim duet ai na ka thënë do t’ju bëj juve një këngë që të tingulloni si Abat. Ai ishte avangard dhe këngë mbaj mend që ka qën për këngën ‘’Nuk e harroj’’. Ai na tha që do të shkëlqeni dhe ajo këngë ka qenë shumë e guximshme për kohën dhe frymëzuese. Këngë ka pasur disa ndryshime në vija melodike edhe në okrestracion dhe a qënë shumë moderne për kohën. Por që ishte shumë e guximshme ‘’, tha ajo.

Pp

Dy motrat Eranda dhe Irma Libohova prej kohësh përflitet se ato nuk kanë një raport të mirë më njëra – tjetrën. Kjo u vu re nga fakti se ato të dyja nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në ‘’Instagram’’ dhe madje dyshimet u shtuan më së shumti kur Eranda Libohova u dekoruar me çmimin ‘’Mjeshtëri i Madh’’, në festën që organizoi me rrethin e ngushtë shoqëror, nuk u pa prezenca e motrës së saj, Irmës.

Madje para disa vitesh në një tjetër intervistë ajo deklaroi se me motrën e saj nuk flet për jetën e saj private dhe se shprehet më lirshëm me një mikeshën e saj më të ngushtë.

‘Me shoqen time unë konfidohem më shumë se sa me Irmën. Me Irmën unë kam 10 vite diferencë dhe nuk e kam ndjerë që të flas për jetën time private. Flasim për shumë gjëra të tjera, mbase familjarët të shohin me syrin kritik duan të shohin të përsosur ndoshta nuk i pranojnë edhe gabimet dhe kjo ndoshta më ka bere mua të jem më e tërhequr,” ka treguar këngëtarja. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com