Nga Agron Gjekmarkaj
Fatin politik dhe karrieren e Ditmirit brenda PS e kam patur gjithmonë perzemer . Si mik duke e konsideruar një person inteligjent e cinik mjaftueshem cilesi kjo që se le te bjerë në banalitet i uroj mbaresi edhe neser në Kongres.
Brenda një masë amorfe politikanesh që sa vinë e shtohen Ditmir qerratai ka identitet.
Keshtu bëri diferencen duke nxjerre në pah permes krahasimit peshen e tij. Madje në më të zymten ditë , atë që i tregohet nates së varrit , desh ta merrte në makinë , ti bënte një xhiro në qytet per ti hequr merzinë, apo për ti thënë, “çke ti ketu jemi, tanët jemi e bëjmë derman, kush të rreh të do”!
Mirëpo në politikë gabimet peshuakan më rënde se krimet. Krenaria u ndez mbi arsyen ! Ndeshkimi i zu horizontin e se ardhmes dhe bëri fajin e refuzimit gjest të cilit i pa piken e sherrit. Pagjumesi e vetmi i solli ai vendim.
Filloi të zukaste , të hidhte teza që Liderit i thyenin zemren, i zbardhnin mjekrren, i shton dilemat filozofike në raport me apostujt.
Por edhe efektet mbi Ditmirin nuk vonuan ! Niko ja mbathi e la vetem në ecjet nga liqeni me parimin “kembet e lehta faqja e bardhe”! Damua u bë me i kujdesshem dhe hijerënde. Ulsiu e hodhi në harrese duke lënë menjane bisedat kulturologjike mbi librat që bënin bashkë dikur.
Ahmetajt i dukej kujtim i larget i zënë me hesape inceneratoresh, pastaj shkodranet ai si kuptonte kur talleshin seriozisht apo kur ishin serioz në tallje!
Muzhaqi donte ta merrte si keshilltar po kishte frike të shfaqte protagonizem e sfide. Tek pikellimi i Etildes nuk lexohej në ishte mall apo distancim. Lal Eri deshironte ta kishte drejtor të mardhenjeve me jashtë po ishte shtangur në momentin e fundit. Evisi mban syte perdhe që të mos i lexohet mendimi. Lindita sheh lart që mos ti lodhet shikimi. Mimi kujton Krishtin qe di ç’ështe menjanimi. Margeriti pyet herë pas here …ë kush ishte ai…. dhe pasi ja shojegojnë, tund koken e thotë ehë ehë e kuptova?!
Doktori i zënë me Blinkenin ka humbur krejt vemendjen për “Ditëziun” !
Unë e Mirela i mbetem në ditet më te veshtira të vetmisë së madhe. Madje Mirela shpesh i sillte petulla të fryra me vezë. unë i thoja “rrno vetem per me tregue”! Ne kishim besim që si dritë dielli vemendja e liderit do të binte prapë mbi të.
I thonim e ka shpirtin det, por zhytu në të. Qiell e ka arsyen fluturo drejt saj. Grurë e ka miresinë-korre. Diell e ka gjykimin-ngrohu. Ortek zemerimin -fshihu.
Disa herë e keshilluam të bënte një leter publike dhe në fund në vënd të firmes ta vuloste me
lot zemre. Ne donim që në shenje të qellonte. E keshillonim teksa ai deneste ngarkuar me vrasje ndergjegje që në lutje të mos mungonin togfjaleshat ” më plaçin sytë” , “me rëntë pika”, ” u bëfsha gjytyrym”‘ ” haram mu bëfte merzia tate”.
Por dukej sikur keshillat tona si mori parasysh. Dje doli lajmi që Ditmiri është nder të paktit që do flasë në Kongresin e PS . Lajm i mirë pertej rrugetimit për të mberritur aty.
Unë dhe Mirela u ndiem keq dhe u bëmë xheloz. Ne kuptuam që ai e kishte shkruar letren vetem. Aq mirë e kishte mballosur sa Lideri vete ishte shkrehur në madhengjim. Kuriozitet i madh. Mirela u ndie e braktisur. Ajo më tha ” e kisha pikasur po ti thoje jo vjen nga derë e madhe” ! U ndiem të tradhetuar por edhe të tejkaluar nga rrethanat.
Telefoni i Ditmirit kishte vite që rrinte në heshtje. I pari e mori Niko dhe i tha” vella kur do ecim nga kodrat se i kam shtuar ca kile?” ! Ditmiri i paskesh thënë, unë s’kam ç’heq se ec në kembe me ish keshilltarin tim që keshilloj çdo ditë. Po ku i dihet mund të ketë ndryshime në qeveri dhe do kesh nge.
I dyti e mori Ulsiu me sportivitet ” hë mo ç’libra po lexon keto kohe, se çka shkruar një anglez?! Ky i paskesh thënë, ” unë skam kohë të lexoj se duhet të punoj per të mbajtur familjen, shko vetem në biblioteke!
Ndersa Damua që e takonte naten ishte më i lumturi. Ai i kishte propozuar te shiheshin paradite në Rogner por Ditmiri per ta ruajtur qenkesh pergjigjur ” jo se mos thone njerzit që po me servilosesh tani qe do behem prape i madh, më mirë shihemi naten” ! Blerines që gjithë kohen kishte kthyer filxhan duke pritur kete ditë sytë ju mbushen me dritë, Ditmiri po kthehej nga Hadi në botën e të gjallve.
Fjalimi i tij neser do të pershkruaj këtë udhetim. Pritet madhengjim i fortë i Taos. Ditmiri do të deshmojë se si erresira bëhet dritë dhe kush e ben atë të mundur. Fjala e tij do të jetë monumenti i mbijeteses. Zërat thonë qe refreni i fjalimit do jetë ” miq mos gaboni si unë do e pesoni ” dhe se do mbyllet me vargjet ” Xhaxhi Edi Rama , Xhaxhi Edi Rama doren per mbi zemer ma vendos ngadalë, ajo rreh si zog , ajo do të thotë një fjalë, me dashurinë tënde oh sa me kenaqe për gjithë Shqiperinë lerm të puth në faqe” !
Kije inat, por mos i ha hakun; Gjekmarkaj eshte pene e forte, reflekton kulture; leximi me kenaqi!