Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar këtë të martë në Shqipëri takime edhe me krerët e opozitës.
Pas Ramës, ai u takua edhe me kryetarin e komanduar të PD, Enkelejd Alibeajn dhe me grupin parlamentar të PD.
Në një postimi në rrjete sociale, Alibeaj shkruan se biseda e kishte fokusin te axhenda e përbashkët për të çuar në njohjen finale të pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet.
“Kënaqësi të mirëprisnim në një takim vëllazëror kolegët e grupit parlamentar të Partisë për Ardhmërinë e Kosovës, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj. Në bisedën e përfaqësuesve të dy grupeve tona u vlerësua bashkëpunimi miqësor mes dy parlamenteve dhe veçanërisht marrëdhëniet e ngushta mes grupit të PD dhe AAK. Ndamë së bashku nevojën e forcimit të këtyre marrëdhënieve si dhe fokusimin e gjithë axhendës së përbashkët për të çuar në njohjen finale të pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet. Gjithashtu në bisedë u vu theksi tek nevoja e përbashkët për të ruajtur qartësisht rrugën e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruan Albieaj.
/a.r