Pas më pak se një viti mungesë, socialisti Pandeli Majko do të rikthehet në Kuvend. Ditën e sotme Majko ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit.
Majko do të zërë ulësen e Alqi Bllakos të cilit iu vunë pranga me kërkesë të SPAK për të shkak të përfshirjes në aferën e Inceneratorit të Fierit.
Pandeli Majko u largua nga Kuvendi pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, sepse nuk arriti të grumbullonte votat e nevojshme për të thyer herësin, pasi ishte renditur jashtë listës së sigurt.
g.kosovari