Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka zhvilluar ditën e sotme në Vlorë një takim me biznesmenë dhe prodhues lidhur me situatën e krijuar nga rritja e çmimeve.
“Vlora e ka kaluar ylberin”– u shpreh Ahmetaj duke shtuar se ishte planifikuar që Vlora dhe Fieri të lidheshin me tubacione gazi me anë të gazsjellësit TAP.
Kemi në plan që të lidhim me tubacion gazi Fierin me Vlorën me TAP dhe këtu pretendojmë që të ketë platforma lundruese të gazit, gjë që e kthen gjirin e Vlorës në potencë edhe në një furnizues të rëndësishëm gazi, qoftë për nevojat e brendshme, qoftë për nevojat e TAP-it. Mendoj se na ka rënë shumë kriza këto kohë por qarku i Vlorës e ka kaluar ylberin. Këto troje e kanë kaluar Ylberin. Ka shumë punë për të bërë, por e ka lënë mbrapa e kaluara”– u shpreh Ahmetaj.