Dy vëllezër shqiptarë humbën jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin në zonën e Chessa në Itali. Të dy jetonin në Arcile ku ishin të integruar në komunitetin lokal. Më i vogli kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij ishte shtatzënë me një fëmijë të tretë dhe më i madhi kishte tre fëmijë. Dy vëllezërit ishin nisur për në punë.
Rruga u mbyll për trafikun për të lejuar operacionet e shpëtimit dhe në pritje të mbërritjes së prokurorit të çështjes i cili pritet të zbardhë rrethanat e të gjitha aksidentit fatal.
Mësohet se në aksident përfshirë një person i tretë, një i ri shqiptar 28-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga përplasja dhe u transferua në spitalin Misericordia. BW