Një ngjarje makabre është zbuluar në zonën e Triestes në Itali, ku është gjetur kufoma e një gruaje të mumifikuar.
Pasi i kanë rënë më kot derës për disa minuta, disa zyrtarë të shërbimeve sociale, ngarkuar me kontroll në një apartament në qendër të Triestes, dyshuan duke njoftuar policinë lokale.
Pasi hynë në shtëpi, ata bënë zbulimin makabër: brenda ndodhej kufoma e mumifikuar e një gruaje, e lindur në vitin 1933 dhe macja e saj. Gruaja dyshohet se ka vdekur disa vite më parë.
E moshuara kishte një motër me të cilën marrëdhëniet ishin ndërprerë prej kohësh.
Mjekët kanë gjetur disa ushqime që kanë skaduar në vitin 2018, një detaj që mund të ndihmojë në gjurmimin e një date të përafërt vdekjeje.
/b.h