Alfred Balla është zgjedhur Kryetari i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Mbledhja për zgjedhjen e kryetarit të ri pas largimit të Gent Ibrahimit u zhvillua këtë të hënë. Përveç anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i pranishëm ishte edhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela si dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë e Programi OPDAT.
Më herët ai ka mbajtur postin e nën-kryetarit në KLP. Ibrahimi u largua pas tre vitesh për shkak të përfundimit të mandatit.
/b.h