Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku ka qenë i pranishëm dhe vetë kryeministri Edi Rama.
Asnjë e re nuk ka dalë nga mbledhja, ku vetë kryeministri Rama nuk ka preferuar që të flasë për mediat.
Ndryshe nga sa përflitej, ne mbledhjen e sotme nuk ka pasur asnjë komunikim për ndryshime në qeveri, gjë e cila duket se do të lihet për në Kongresin e datës 9 Prill.
Burime bëjnë me dije se në fokus të mbledhjes ka qenë detyra e lënë për deputetët, që të monitorojnë paketën e rezistencës sociale në terren, duke u shfaqur hera herës dhe si ispektorë çmimesh.
Po ashtu në mbledhje është folur dhe për dy bordet e administrimit të çmimeve, ai i karburanteve dhe ushqimeve të shportës.
/b.h