Jozefina Topalli deklaroi në A2 CNN, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta heqin statusin “non-grata” ndaj Sali Berishës.
“Kujtoj që një ambasador amerikan tha një frazë për Berishën para pak vitesh, duke e quajtur “fuqi të natyrës”. Zhvillimet e fundit i dhanë të drejtë. Unë mendoj që edhe SHBA-të kanë aftësinë për të korrigjuar veten. Të gjithë kanë problemet e tyre, pasi ato gjëra që pamë në Capitol nuk besoja se do t’i shikoja ndonjëherë. Por, ata korrigjojnë veten dhe këtë ka demokracia. Unë mendoj se në këtë rast, gjërat mund të ndryshojnë dhe mund të hiqet përcaktimi që kanë bërë sepse është krejt disproporcional”, shtoi Topalli.
“Mirë apo keq, kjo parti është e Sali Berishës. Unë nuk do të doja që partia të ishte vetëm e një personi, por ky është realiteti. Unë e kam pasur të qartë gjithmonë, vetëm se të tjerët nuk e kishin të qartë”, u shpreh Topalli.