Një 82-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në fshatin Fushëbardhë të Gjirokastrës.
Sipas policisë, familjarët gjetën shtetasin me iniciale K.G. të vetëvarur. Mësohet se ai jetonte vetëm.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:40, në fshatin Fushëbardhë, Gjirokastër, pranë banesës së tij, është gjetur nga të afërmit, i vetëvarur shtetasi K. G., rreth 82 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./m.j