Komisioni i Rithemelimit me Berishën në krye shkuan në selinë e PD-së pak më parë duke zhvilluar një konferencë për shtyp aty. Por, para se të bëntë këtë, Berisha zhvilloi një takim në njërën prej zyrave me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi.
Në foton e mësipërme shihet momenti i takimit mes tyre, për të cilin Berisha tha se shkoi i qetë dhe se në atë moment ai i kishte kërkuar Alibeajt që të dorëzonin partinë pasi vendimi i gjykatës ishte final.
Nga ana e tij, Alibeaj zbuloi më vonë se i kishte thënë Berishës që vendimi nuk ishte final dhe se duhej që më parë gjykata të shprehej edhe për ankimimin e PD-së.
“PD dhe demokratët nuk mund të synojnë të ardhmen duke parë nga e shkuara. S’mund ta bëjnë këtë duke patur përballë SHBA-të dhe vlerat e demokracisë në fakt”, tha ndërkohë Alibeaj gjatë konferencës së sotme për shtyp.
/b.h