Deputeti demokrat Dashamir Shehi, i ftuar në ‘Radari Informativ’ në Abc të gazetares KJuli Xhokaxhi ka komentuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike. ,Shehi tha se Basha duhet të kishte ikur nga drejtimi i partisë që pas humbjes së 25 prillit.
‘Nuk ka shumë rëndësi deklarata, rëndësi ka që u largua. Duhet të ishte larguar me kohë, në 25 prill. Kjo humbje më datë 6 kjo ëhstë humbje me njëri-tjetrin, por ne garën e kemi me Edi Ramën’, tha Shehi. I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se nëse pas dorëheqjes së Bashës mund të fshihet ndonjë lojë, Shehi tha se rrugëtimi i Bashës tani ka mbaruar dhe është koha që opozita të ecë përpara.
‘Lojërat janë mbyllur, unë them se Basha nuk vlen më për opozitën shqiptare. Ka qenë një tërkzuë e gjatë që nga 25 prilli deri tani që ka prodhuar dhe këtë zallamahinë tjetër. Nëse merremi me këtë punë se si e tha Basha, atëherë kjo punë nuk mbaron ndonjëherë, opozita duhet të ecë përpara. Unë e quaj një histori të mbyllur’, tha Shehi.
/b.h