Lulzim Basha edhe pse u dorëhoq nga drejtimi i Partisë Demokratike, zgjodhi të rikthehet sërish në zyrë më pak se 24 orë nga largimi.
Në oborrin e partisë u përball me grupimin Dhjetor ‘90, të cilët prej muajsh kërkonin largimin e tij nga partia.
Drejtuesi i grupit Dhjetor 90, Bislim Ahmetaj u ofruar si negociator për një takim mes ish-kryeministrit Berisha dhe kryetarit të Komanduar Enkelejd Alibeaj.
“Ne do të bëjmë ç’është e mundur që të ulim Alibeajn me grupin e Rithemelimit”.
Dhe në fakt, Alibeaj mbërriti i pari në selinë e PD, për të shkuar në zyrë dhe për të rakorduar hapat që do ndërmarrë në pozitat e kryetarit për bashkimin e demokratëve.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi kërkoi edhe njëherë nga Komisioni i Rithemelimit të bashkëpunojnë për bashkimin e PD.
“Partia bashkohet kur secili prej nesh edhe anëtarët e pezulluar kapërcejnë veten dhe mendojnë interesin e PD”.
Në daljen e tij të parë si kryetar partie Alibeaj u zotua se do të bëj gjithçka në funksion të bashkimit të demokratëve.
“Bashkimi është ndër demokratët”.
Pas rezolutës të miratuar në grupin parlamentar, PD pret një qëndrim zyrtar nga Komisioni i Rithemelimit, teksa këta të fundit pasditen e të martës do të mblidhen për të vendosur edhe zyrtarisht marrëdhënien që do të mbajnë me PD pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. /m.j