“Sot do të kaloj kufirin ukrainas dhe do të luftoj kundër armikut tonë të vjetër të përbashkët, rusëve”. Kështu është shprehur Pavel Kulazhanka, një nga shumë disident bjellorusë që kanë zgjedhur për t’iu bashkuar ukrainasve në luftën kundër rusëve. Ai thotë se kjo është edhe luftë për atdheun e tyre, Bjellorusinë.
“Pa një Ukrainë të lirë dhe të pavarur, nuk ka Bjellorusi të lirë”.
Kujtojmë se një ditë më parë NATO paralajmëroi se Lukashenko, po planifikon mësymjen në Ukrainë në ditët në vijim.
“Bjellorusia mund të sulmojë Ukrainën së shpejti”, kështu është shprehur një zyrtar i lartë i inteligjencës së NATO-s.
Ai gjithashtu ka theksuar se Bjellorusia po përgatitet të lejojë potencialisht Rusinë të pozicionojë armë bërthamore në tokën bjelloruse.
Duke folur në kushte anonimiteti, tha se aleanca është e shqetësuar se trupat bjelloruse mund t’i bashkohen luftës në Ukrainë, shkruan The Guardian.
“Qeveria bjelloruse po përgatit mjedisin për të justifikuar një ofensivë bjelloruse kundër Ukrainës dhe vendosjen e afërt të armëve bërthamore ruse në Bjellorusi.”, ka thënë ai.
g.kosovari