Dymtro Kotenko kishte qenë në dislokimin e tij të parë ushtarak kur vdiq. Ai ishte vetëm 21 vjeç. Nuk kishte asnjë familjar rreth Dmytro Kotenkos kur e futën në dhe, ndërsa prindërit e tij nuk i dëgjuan as të shtënat mbi varrin e tij, apo kur arkivoli i djalit të tyre u mbulua.
Me shumë mundësi, prindërit e Kotenkos nuk e dinin që djali i tyre po varrosej atë ditë në varrezat Lychakiv në Lviv. Ata ishin 600 milje larg, me dy vëllezërit e tij më të vegjël, pranë qytetit lindor të Sumy, i cili po bombardohej aq rëndë nga forcat ruse saqë ishte shkëputur nga bota e jashtme.
BBC shkruan se prindërit e Kotenkos e dinin që djali i tyre kishte vdekur, pasi ai humbi jetën më 26 shkurt, ditën e tretë të pushtimit rus, afër qytetit jugor të Khersonit.
g.kosovari