E ftuar në Intervistë me Merita Haklajn, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu foli dhe për mundësinë e rikthimit të saj në PD, në këto kohë kur ajo po kalon një periudhë shumë të vështirë.
Bregu tregon se sapo ka nisur mandatin e dytë në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal dhe shton se do të vlerësojë situatën në momentin e duhur për një rikthim të mundshëm në partinë e saj.
“Jam këtu ku jam, në këtë pozicion, në këtë detyrë dhe besoj që do të vlerësoj situatat në momentin e duhur.
Por sapo kam nisur mandatin e dytë dhe në përgjithësi unë mundohem që të jap më të mirën aty ku jam. Nuk dua të mos le gjurmë kudo dhe çfarë do detyre që të kem.
Megjithatë, nuk kam menduar që ta kaloj gjithë jetën në institucionet europiane”, u shpreh Majlinda Bregu.
/a.r
I vetmi person normal dhe me vlera qe ka qene ne PD.