Situata epidemiologjike në Kosovë/ Rregjistrohen vetëm 36 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë viktimë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me situatën epidemiologjike.

Gjatë 24 orëve bëhet me dije se nga 948 testime, 36 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ndërkohë nuk është shënuar asnjë viktimë.

19 Mars: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 423 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.463 doza të vaksinës.

Deri më sot 819.198 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 99.158 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 948 testime, 36 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.093.

Në total numri i rasteve aktive është 656.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com