Nga Arben Ristani*
Pasi shkaterroi sa mundi PD, pasi i sfiliti dhe dermoi demokratet per me shume se 8 vjet, pasi perfitoi sa mundi per vete dhe familjen e tij, tani Luli duhet te dale dhe i nderuar nga loja.
“Ju duhet të kuptoni edhe gjendjen e tij emocionale, ai është një politikan vetëm 47 vjeç, që gjendet në prag të daljes nga politika. Fituesi nuk duhet ta poshtërojë humbësin dhe ju duhet ti lini kohë atij të zgjedhe vetë momentin e ikjes” mësohet se ka kërkuar ish eurodeputeti Elmar Brook.
Pra te gjithe duhet te kuptojme gjendjen emocionale te Lulit. Duhet te kuptojme se sa i merzitur duhet te jete ai qe mund te lere politiken pas 16 vitesh, 3 here minister, kryetar i Bashkise Tirane dhe 8 vite kryetar i PD.
Sa e rende duhet te jete per Lulin kjo, kur eshte, edhe i bindur, se nuk ka humbur asnje beteje?
Akoma me i rende, i duket Lulit largimi, tani qe ai ka me vete 95% te shqiptareve, 80% te demokrateve dhe sapo ka deklaruar se ai tani po fillon luften.
Bunkerizoi seline e PD ne nje menyre qe mahniti kedo dhe zilepsi me te miret ushtarake fortifikues.
Perfitoi pa fund dhe akaparoi ndertimet ne portin e Durresit dhe gjetke, kudo ku ka para.
Luli duhet te dale, sigurisht i nderuar, madje duhet ta zgjedhe vete momentin se kur do largohet.
Pse baraz eshte Luli, me shume e shume personalitete dhe ish drejtues te PD, te cilet Luli i vrau naten, pas shpine, pa me te voglin nderim?
Sigurisht qe Luli meriton shume me shume dhe te gjithe, sipas mundesise, duhet ti japim hakun.
T’ja japim hakun punetorit, sa pa ju thare djersa qe po i rrjedh curk per perfitime personale.