Shtohet numri i viktimave nga sulmi i ndodhur në periferi të Kievit të hënën. Përpos operatorit të Fox News, si pasojë e të shtënave ka humbur jetën edhe një gazetare 24-vjeçare ukrainase, Oleksandra Kuvshinova.
E reja ishte punësuar pranë transmetuesit amerikan që nga nisja e pushtimit të Ukrainës. Ajo ndodhej me ekipin e Fox News në momentin që ndodhi sulmi. Gazetarja e re është përshkruar nga një producente e Fox News që punoi me të gjatë konfliktit si një vajzë gazmore dhe e sjellshme.
“Në sulmin e djeshëm në afërsi të Kievit, ne humbëm një vajzë të bukur dhe trime, Oleksandra Kuvshinova-Sasha. Asaj i pëlqente muzika dhe ishte shumë gazmore dhe e sjellshme. Ajo ishte 24 vjeç. Kishte një muaj që punonte me ekipin tonë dhe ka bërë një punë të mrekullueshme. I paharruar qoftë kujtimi i saj.”
Vetëm pak më parë u konfirmua edhe vdekja e reporterit te transmetuesit amerikan, Pjerre Zakrzewsky, ndërsa i plagosur rënë ka mbetur një gazetar britanik. /m.j
In yesterday’s attack near Kyiv, we have lost a beautiful brave woman – Oleksandra Kuvshinova – Sasha. She loved music and she was funny and kind. she was 24 years old. She worked with our team for the past month and did a brilliant job.
May her memory be a blessing pic.twitter.com/QGzqV3Fy5D— Yonat Friling (Frühling) (@Foxyonat) March 15, 2022