Qytetarët janë mbledhur për të 6-tën ditë përpara kryeministrisë, për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të hidrokarbureve dhe produkteve të shportës.
Protestuesit, kanë zbuluar tre kërkesa për kryeministrin Edi Rama.
E para ka të bëjë me anulimin e taksës së qarkullimit mbi naftën, e dyta me pezullimin e përkohshëm të akcizës mbi karburantet dhe e treta konsiston në miratimin e një ligji për minimumin jetik.
Afati i vendosur do të jetë deri në fund të javës, më datë 18.03.2022, ndërsa shtohet se nëse kërkesat nuk realizohet do të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Fjala e protestuesit:
Kërkojmë
– Anulim i përhershëm për taksën e qarkullimin
– Pezullim i përkohshëm i akcizës për karburantet deri në përfundim të krizës
– Miratimi i ligjit për minimumin jetik, afati i realizimit në fund të kësaj jave. Mos realizimi i këtyre konverton kërkesat në një dorëheqje nga ana e Ramës dhe hapja e garës brenda PS për kryeministër të ri.
I ftoj shqiptarët të bashkohen në çdo shesh. Shoferët të mos mërziten për 1 orë bllokim të qarkullimit. Imagjinoni si janë protestat në vende të tjera. Çfarë proteste paqësore të tjera doni, me lule?/m.j