Protesta e qytetarëve në Shkodër është mbyllur pa nisur, pasi pjesë e saj u bënë anëtarë të forumeve politike.
Në ditën e tretë të protestës se thirrur në sheshin përpara bashkisë së qytetit janë mbledhur strukturat e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” dhe punonjës të bashkisë së Shkodrës.
Organizatoret e dy protestave të para dhe qytetaret e thjeshtë vendosën të mos marrin pjesë në grumbullim dhe të largohen. Në dy protestat e para, qindra qytetarë kërkuan uljen e çmimeve të naftës dhe produkteve të shportës.
/b.h