Bileta për transportin publik në vendin tonë nuk do të ndryshojë, pas kërkesave të përfaqësuesve të shoqatave të transportit për shkak të rritjes së çmimit të naftës.
Ministrja e Energjisë Belinda Balluku deklaroi sot gjatë takimit me pensionistët se është vendosur që një nga pikat e rezistencës sociale të jetë kompensimi me 100 lekë për litër për të gjitha këto automjete për të kompensuar në këtë mënyrë nevojën që ata kanë shprehur për të rritur biletën.
Në paketën e rezistencës ne kemi vendosur të kompensojmë të gjithë ndërmarrjet që ofrojnë transportin urban dhe transportin ndërqytetas me një 100 lekë për litër duke kompensuar kështu nevojën që ata kanë shprehur për të rritur biletën. Kështu që bileta e transportit urban në të gjithë Shqipërinë nuk do të ndryshojë”, tha Balluku.
/a.r