Drejtori i CIA-s William Burns gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Inteligjencës së Senatit tha se Putin është i burgosur i gabimeve të tij dhe nënvlerësoi ndikimin e sanksioneve, flluska e propagandës nuk mund të qëndrojë pafundësisht
“Putini nuk ka asnjë rrugëdalje të mundshme nga lufta. Ai po përpiqet të blejë kohë me këto negociata false,” sipas tij.
Burns argumenton se, në këtë pikë, Putini është i burgosur i vlerësimeve të tij të gabuara. Udhëheqësi rus ishte i bindur se “ka pajisur sistemin ekonomik në mënyrë që të jetë në gjendje t’i rezistojë sanksioneve perëndimore, por tani po zbulon se nuk është kështu”.
Në veçanti, thotë Burns, ai nuk kishte marrë parasysh masën e Thesarit të SHBA-së, që pengoi Bankën Qendrore të Moskës të manovronte rezervat e mëdha të monedhës së fortë (ekuivalenti i 600 miliardë dollarëve). Sipas drejtorit të CIA-s, presidenti rus e ka mbyllur vendin e tij “në një flluskë propagande”. Por, shtoi ai: “Nuk mendoj se do të mund t’i shkëputë qytetarët pafundësisht nga e vërteta. Tashmë shohim se po filtrojnë informacione për ushtarët e vdekur dhe të plagosur që po kthehen në Rusi. Dhe njerëzit kanë filluar të kuptojnë pasojat e rënda ekonomike të sanksioneve”.
/a.r