Kryeministri Rama i eshte pergjigjur sot profesor Fatos Tarifës, teksa diskutonte me pensionistët paketën e Rezistencës Sociale. Kryeminisri theksoi se ai vijon e quan turp kombëtar protestën, sepse faktet janë aty dhe kujtesa e secilit munda ta konfirmojë. Nuk ka pasur Shqipëria qeveri më të vëmendshme ndaj protestave në këto 8 vite. Në këto vend haje plumbit ballit kur dilje në protestë, por ne i kemi dëgjuar protestat me respekt.
“Ne duhet të financojmë nga buxheti i shtetit dhe vendimmarrja që ne kemi marrë qysh përpara se të fillonte lufta, dhe përpara se ta dinin se çfarë mund të ndodhte është që pjesën e rritur të çmimit të energjisë ta kemi nga buxheti i shtetit. Sot fatura vjen njësoj përpara se të kishte krizë. Me 7 lekë/ kë. Llogarinë që mund të bëni sot, merrni faturën e energjisë dhe shikoni se sa del shifra. Asnjë qeveri tjetër nuk po e bën këtë deri tani siç ne nuk kemi rritur çmimin e energjisë, të gjitha qeveritë e tjera kanë rritur çmimin e energjisë direkt. Është çmenduri që pas tërmetit dhe pandemisë , kriza energjetike t’i faturohet qytetarëve, ne nuk mundet dot që t’i çojmë edhe këtë faturë. Gjërat që ndodhin dhëmbin.