Mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, e thirrur këtë të diel nga Lulzim Basha, ka nisur që prej orës 17:00. Në të, kryetari i Partisë Demokratike në Fier Agron Kapllanaj, mësohet të ketë sugjeruar si zgjidhje të situatës në të cilën ndodhet PD hapjen e garës brenda saj.
Kapllanaj ka propozuar ngritjen e një komisioni prej 10 persona, 5 nga radhët e PD dhe 5 nga Komisioni i Rithemelimit.
“Ne duhet të gjejmë një mekanizëm për t’u bashkuar. Propozimet që ne bëjmë me ju i diskutojmë, por keni parë që nga ana tjetër të thotë dikush këto që po ju kërkojmë ne ju? Jo nuk ka, se kanë frikë të flasin kundër Sali Berishës. Vendimi i 9 Shtatorit për Sali Berishën nuk mund të ndryshojë. Zgjidhja: Rruga më e thjeshtë është të hapim garë në PD. Të lëmë datën e zgjedhjeve dhe të hyjmë në zgjedhje. A na bën mirë kjo? Mendoj se jo. A i bashkon demokratët jo, ndoshta do i dëmtojë më shumë, do çahet më shumë. Mund të ngremë një komision me 10 veta dhe ne bëjmë një veprim për të bashkuar demokratët, 5 anëtarë nga PD dhe i lëmë afat Foltore të sjellë 5 vetat e vet. Natyrisht pa Berishën dhe Bashën. Nëse nuk vijnë, kjo strukturë të drejtojë PD për një periudhë kohe deri në procesin e ardhshëm zgjedhor.
/a.r