Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, Jake Sullivan paralajmëroi këtë të diel se nëse Rusia prek territorin e NATO-s, blloku do të përgjigjet me “forcën e tij të plotë”.
Sullivan tha se një veprim i tillë do të fuste automatikisht në fuqi Nenin 5 të NATO-s, i cili thotë se një sulm ndaj një aleati të NATO-s do të konsiderohej sulm ndaj të gjithë aleatëve.
“Nëse do të ketë një sulm ushtarak në territorin e NATO-s, ai do të aktivizojë Nenin 5 dhe ne do të përdornim forcën e plotë të aleancës së NATO-s për t’u përgjigjur”, tha ai për CBS.
“Gjithçka që unë do të them është se nëse Rusia sulmon, qëllon, godet territorin e NATO-s, aleanca e NATO-s do t’i përgjigjet”.
Reagimi vjen vetëm disa orë pasi forcat ruse hodhën të paktën 30 raketa në një bazë që përdorej nga NATO, vetëm 24 kilometra nga kufiri polak, territor i NATO-s.
Sullivan tha gjithashtu se SHBA po paralajmëronte drejtpërdrejt Rusinë kundër përdorimit të armëve kimike, duke shtuar se nëse Vladimir Putin ka futur në terren armë të shkatërrimit në masë, do të ishte një “një tjetër vijë tronditëse” që do të kishte shkelur të ligjit ndërkombëtar.
/a.r