Ka perfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Pas 6 oresh debate, tensione dhe diskutime deputetët mendojnë se edhe Berisha dhe Basha duhet të bëjnë nga një hap pas.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se lidhur me këtë Basha është shprehur i gatshëm për zgjidhje.
Po ashtu ka propozime ku duhet të organizohen zgjedhjet me fokus rindërtimin e besimit tek demokratët. Po ashtu eshte propozuar edhe ngritja e nje komisioni te perbashket me Foltoren.
Ndërkohë të gjitha këto pritet të diskutohen në ditët në vijim me Kryesinë, Këshilin Kombëtar dhe Kolegjin e Kryetarëve.