Protrsta për çmimin e naftës, e iniciuar nga ‘Shoqëria Civile’ po përdoret nga aktorë të politikës për të përfituar kapital politik.
LSI ka reaguar përmes nënkryetarit të saj, duke politizuar protestën, Petrit Vasili lidhur me shoqërimet e një ditë më parë, nga policia të qytetarëve protestues.
Vasili kërkoi nga Prokuroria të vihet në lëvizje dhe të mos heshtë përballë dhunës ndaj protestuesve.
Deklarata e plotë:
Të nderuar qyetarë dhe qytetare jemi sot para jush për të denoncuar me ashpërsinë më të madhe sjelljen prej gangsetërrësh të Policisë së Shtetit.
Sjellja shtazarake ndaj një të riu protestues në mes të Tiranës, i dhunuar nga një grup njerëzish pa uniformë me xhupa dhe kapuçë të zi dhe me pistoleta në brez është sjellje që nuk ka asnjë lidhje me ligjin por është sjellje naziskinësh.
Përballë protestuesve që demonstrojnë për shkak të varfërisë dhe mjerimit të tyre dhe të çmimeve të rritura nga spekulantët e karburantit dhe të artikujve ushqimorë bazë është një sjellje prej armiqsh të qytetarëve dhe në shërbim të mafias shtetërore dhe oligarkëve.
Çdo shqiptar që shikon këtë video, ku policia sillet si kafshë me qytetarët skena të cilat po kaq të rënda kanë ndodhur dhe në Durrës, Lezhë, Shkodër, Korçë, Lusnje, Fier etj kanë indinjuar të madh dhe të vogël.
Kërkoj sot publikisht dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Brendshëm, Bledar çuçi kërkoj shkarimin e menjëhershëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledi Nano i cili është përgjegjësi kryesor për këtë sjellje kriminale të policisë anembanë vendit. Shkarkimin e drejtorave të policisë të Tiranës, Durrësit, Lezhës, Shkodrës, Korçës, Beratit, Fierit.
Qytetarët shqiptarë nuk paguajnë nga gjaku dhe djersa e tyre taksat që të paguhen kriminelë pa uniformë që dhunojnë dhe shqyejnë qytetarët e varfër dhe të ndershëm por i paguajnë që të ndjekin krimin trafikantët dhe spekullatorët.
Çdo qëndrim i mëtejshëm i këtyre drejtuesve në këto pozicione pas konsumimit të veprave të rënda penale të dhunimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve si dhe dhunimit fizik dhe çnjerëzor të tyre vetëm sesa do rëndojë në mënyrë të pakthyeshme situatën dhe do të krijojë një armiqësi shumë të thellë mes policisë dhe qytetarëve.
I bëj thirrje prokurorisë, të fillojë hetimin penal mbi drejtuesit e policisë të të gjitha niveleve si dhe dhunuesve tashmë të identifikuar bazuar në dëshmitë e shumta filmike dhe me foto, të bëra publike në media apo dhe në rrjete sociale.
Policia e cila u bën thirrje banditëve të vet që t’i fshihen medias bën të kuptojë për çdo shqiptar seç bëjnë këta pa praninë e mediave.
Koha nuk pret, Shqipëria nuk mund të jetojë më asnjë sekondë në thundrën e dhunës së mafias rilindase në pushtet, ku përgjegjësi kryesor dhe frymëzuesi politik e shtetëror mbetet kryeministri Edi Rama.