Presidenti rus, Vladimir Putin duket se ka rënë dakord me idenë e tërheqjes së vullnetarëve nga Lindjae Mesme për të luftuar krah Rusisë në Ukrainë.
“Nëse shihni se ka njerëz që duan në baza vullnetare, veçanërisht jo për para, të vijnë dhe të ndihmojnë njerëzit që jetojnë në Donbas, në rregull. Duhet t’i takoni në gjysmë të rrugës dhe t’i ndihmoni të lëvizin në zonën e luftës,” – tha ai në një takim me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit.
Sipas Putinit, Ukraina nuk po e fsheh afrimin e të huajve si pjesë e ushtrisë së saj, prandaj dhe Rusia duhet të fillojë të bëjë të njëjtën gjë.
Pas këtij dekreti, televizioni shtetëror publikoi video të luftëtarëve nga Lindja e Mesme që pritet t’i bashkohen rusëve kundër ukrainasve.
Më herët, autoritetet ukrainase njoftuan se kanë marrë me mijëra ftesa nga shtetas të huaj, megjithatë ata nuk kanë deklaruar nëse këto ftesa janë pranuar./m.j
Propaganda TV channel “Zvezda” showed the mercenaries that Putin wants to send to #Ukraine pic.twitter.com/tQgZ3MuYZR
— NEXTA (@nexta_tv) March 11, 2022