Nga Jakin Marena
Humbja rrënuese që shënoi PD në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, ka “zgjuar” më në fund dhe mbështetësit më të fortë të Lulzim Bashës, të cilët i kërkojnë atij dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë.
Teksa “Shtëpia e Lirisë” e udhëhequr nga lideri historik Sali Berisha e kaloi me diferencë të madhe votash PD-në në vendin e tretë të “ranglistës” së partive politike në Shqipëri, duke marrë madje dhe një bashki bastion të demokratëve si Shkodra me kandidatin Bardh Spahia, të gjithë zërat e fortë në PD po kërkojnë me ngulm largimin e Bashës dhe hapjen rrugë të një Kuvendi ribashkimi të partisë.
I pari që reagoi ndaj rezultatit ishte nënkryetari i ri i PD Agron Gjekmarkaj, i cili teksa e quajti rezultatin katastrofik dhe mori përgjegjësinë e tij për këtë humbje të rëndë, dha dorëheqjen nga posti duke kërkuar zgjidhjen e situatës dhe bashkimin e PD përmes një lidershipi të ri.
Pas tij ishte nënkryetarja e PD Grida Duma, ajo e cila, pasi ishte vënë nën shënjestrën e njerëzve të Bashës e portaleve afër tij, madje duke i hedhur në kurriz Kolegjin e Kryetarëve të emëruar të PD në rrethe, dha dorëheqjen nga posti.
Njëherësh Duma ka kërkuar dhe nga Basha që të largohet nga drejtimi i PD dhe të hapë rrugën për bashkimin e demokratëve dhe zgjedhjen e një lideri të ri, në mënyrë që të jenë forca politike që aspiron për të ardhur në pushtet në zgjedhjet e ardhshme. Dhe jo të shesë humbjen për fitore.
Ndërkohë që thuajse të gjithë deputetët e PD, duke filluar nga Xhelal Mziu dhe përfunduar sot tek bashkëpunëtorja më e afërt Dhurata Çupi, i kanë kërkuar Bashës të ikë nga drejtimi i PD, si një lider që nuk arrin rezultate në asnjë palë zgjedhje, duke nënvizuar faktin se demokratëve u duhet një lider që të bashkojë partinë dhe ta çojë atë drejt fitores dhe jo drejt humbjeve kronike.
Eshtë legjitime që të kërkohet ndryshimi i liderit kushdoqoftë ai, pasi në zgjedhjet “test” të 6 marsit në 6 bashkitë më përfaqësuese të elektoratit shqiptar si “kampion” për të testuar mbështetjen, duke filluar që nga Shkodra ku PD jo vetëm që e humbi por doli parti e tretë pas PS dhe “Shtëpisë së Lirisë” së Berishës, e përfunduar në Dibër bastion tjetër i demokratëve, PD ka shënuar rezultatin më rrënues të gjithë historisë së saj politike.
Një rezultat i tillë nuk është shënuar as në zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991, kur PD pati vetëm pak muaj kohë në dizpozicion që të organizohej për të shkuar në zgjedhje, kishte përballë makinën elektorale të PPSH e “vullnetarët e Enverit” asokohe. Por as në zgjedhjet e korrikut 1997, kur PD dorëzoi pushtetin për shkak të rrëzimit të piramidave mashtruese, tragjedisë së marsit dhe fushatë bëri vetëm në gjysmën e Shqipërisë. Madje ku kishte më pak votues, si Veriu i vendit!
Lulzim Basha ka refuzuar deri më tani të largohet nga drejtimi i PD, me argumentin se dekretimi i datës së zgjedhjeve më 6 mars ishte një kurth nga ana e Presidentit Ilir Meta, Sali Berishës por nuk mungoi të sulmonte dhe Edi Ramën. Ndonëse këtë radhë bëri sikur “harroi” dhe nuk përmendi “trekëndëshin e Bermudës”.
Madje ai e cilësoi masakër elektorale edhe 6 marsin, megjithëse nuk kishte asnjë kontestim nga vetë PD, partitë e tjera, komisionerët apo dhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Ishte pak në siklet Basha, pasi për Vorën me gjithë përpjekjet e Jorida Tabakur, nuk mundi të gjente komisionerë, kaq i kishin mbetur nga PD mbështetës, ndërsa për bashkitë e tjera mori me “qira” shumë prej syresh, për të plotësuar vendet nëpër komisione dhe me numërues.
Teksa i ka cilësuar këto zgjedhje jo si test dhe pa ndonjë rëndësi, Basha është shprehur se nëse është për të mbajtur përgjegjësi, duket të mbajnë të gjithë, duke filluar prej tij, të nxjerrin mësime e të përgatiten për …betejën e ardhshme. Nisjen e betejave pas çdo humbjeje Basha i ka të vetat!
Teksa është përballur me kërkesën e thuajse të gjithë deputetëve për të dhënë dorëheqjen, Basha ka refuzuar, duke kërcënuar madje se në këtë rast duhet të zgjidhnin mes tij dhe Berishës. Por zërat kundër kanë vijuar me të njejtin intensitet nga të gjitha drejtimet, teksa kërkojnë dorëheqjen e Bashës nga drejtimi i PD, duke kërkuar që të hapet dhe të bashkohet partia, për të zgjedhur me votë të lirë një lider që të udhëheqë PD drejt fitores.
Me argumentin se kishte marrë për të drejtuar një parti të strukturuar dhe konkurruese për të qeverisur vendin dhe e kishte katandisur në forcën e tretë politike në vend, pa asnjë shans për fitore, deputetët demokratë dhe figurat kryesore të kësaj partie po i kërkojnë Bashës që të largohet një minutë e më parë nga drejtimi, dhe të çlirojë PD-në nga pengmarrja, sipas tyre.
Paralajmërimi i Bashës se nëse ikën ai vjen Berisha, është i drejtë për pjesën e fundit. Pasi Berisha kurrsesi nuk duhet që të imponohet si zgjidhja ideale në krye të kësaj partie, për shkak se është person “non grata” i shpallur nga SHBA për korrupsion të theksuar, minim të demokracisë dhe presion mbi gjykatat.
Aq më tepër që dhe sot Berisha e shpalli hapur ambicien e tij për të qënë në garë si kryetar i një PD-je të bashkuar sipas tij, duke rrezikuar seriozisht kthimin e PD në një parti me profil anti-amerikan.
Por Basha gabon kur vendos veton “ose unë ose Berisha”. Pasi ka përtej tij dhe Berishës plot figura të tjera përbashkuese në PD dhe të afta që me një lidership të zgjedhur me votë të drejtë të ringrenë partinë e parë opozitare, e cila po shkon me hapa të shpejtë drejt shkrirjes.
Basha në vend që të dëgjojë zërat e arsyeshëm brenda PD, thërret drejtuesit e emëruar të rretheve, që i ka emërtuar Kolegji i Kryetarëve, i dërgjon disa orë të mira që i betohen për besnikëri dhe që sulmojnë ata që i kërkojnë Bashës largimin, deklaron se është gati për të filluar betejën përfundimtare kundër Ramës.
Eshtë një film i parë sa herë ka humbur zgjedhjet në këto 9 vite, ose në të gjitha herët që është ballafaquar me kundërshtarin politik i ka humbur zgjedhjet, duke shënuar dhe rekordin historik në 31 vite: Kalimin e PD në vendin e tretë si parti politike në zgjedhjet e 6 marsit.
Korridoreve të PD thonë se Lulzim Basha nuk del fare, qëndron në zyrë dhe në lajme ndjek vetëm videot me qëndresën e presidentit ukrainas Zelensky, i cili po udhëheq popullin e tij në luftë kundër të keqes që është Rusia e Vladimir Putin, makineria e tij e luftës që nuk po kursen as fëmijet.
Me sa duket Basha po frymëzohet teksa sheh videot që poston Zelensky që betohet se nuk ikën nga Ukraina, nuk ikën nga Presidenca sikurse e kërkon Putini për ta zëvendësuar me një president kukull, nuk lëviz nga llogorja e luftës kundër ushtrisë ruse, por duke qëndruar bashkë me popullin e tij, deklaron do të vdesë në krye të detyrës nëse është nevoja.
Bashës dikush duhet t’ia kujtojë se nuk ka asnjë përqasje me Zelenskyn. Pasi presidenti ukrainas po qëndron në krye të vendit pasi po sulmohet nga një shtet armik si Rusia e Putin që kërcënon ekzistencën e Ukrainës, ndërsa ka me vete 100 përqind popullin e tij, mbështetës nga ata që e bënë President me 73 përqind të votave plus dhe kundërshtarët politikë.
Ndërsa Basha po mban “llogoren” e PD, duke e bllokuar ringritjen e kësaj partie, duke e rrënuar tërësisht dhe nuk ka me vete jo vetëm demokratët, por as mbështetësit e tij të 18 dhjetorit të vitit të kaluar, të cilët në masën 90 përqind i kanë dalë kundër. Ndaj duhet ta mendojë lëshimin e kësaj “llogoreje” Basha, jo se ia kërkojnë kundërshtarët politikë, por sepse ia kërkon dhe pjesa e mbetur e partisë që ai drejton.
Më mirë vonë se kurrë, pasi një PD pa Bashën e Berishën do të ishte një shans i ri për opozitën në Shqipëri. Por dhe për shqiptarët që aktualisht kanë si forcë të parë opozitare tashmë një grupim anti-amerikan të udhëhequr nga Berisha e Meta.
Basha si kurvë e ndershme….., ja lypin…. e nuk e jep, që se jep…. mbasi është prostitutë, qe cila e ka profesion….
Tamam si kënga e Bregoviçit, NE SIJAMO KURVE, TAKO SIJAM PROSTITUTKE….
Basha si kurvë e ndershme….., ja lypin…. e nuk e jep, që se jep…. mbasi është prostitutë, e cila e ka profesion….
Tamam si kënga e Bregoviçit, NE SIJAMO KURVE, TAKO SIJAM PROSTITUTKE….