Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për herë të parë për disfatën e pësuar në zgjedhjet e 6 marsit.
Kandidatët e PD-së, përveç Rrogozhinës, kanë dalë të tretët në 5 bashkitë e tjera, ndërsa sipas Bashës kjo ka ardhur për shkak se populli nuk mori pjesë në votime se ka humbur besimin.
Kreu i PD-së Lulzim Basha është pyetur sot nga mediat nëse po e mendon dorëheqjen si opsion pas rezultatit të zgjedhjeve në 6 bashki.
“Gjithë konstatimet që mund të dëshironi të bëni sot janë e drejta juaj. Faktet janë këto, 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime, administrata shtetërore është detyruar të marrë pjesë. Bandat janë përfshirë po ashtu. PD-së i janë mohuar komisionerët. Të gjitha këto zbehen para mesazhit që jep braktisja e procesit të 6 marsit”, u shpreh Basha.
/b.h
Lyli di vetem justifikimet,ai terhiqet ,kure te terhiqet putin.