Kryedemokrati Lulzim Basha njofton se Partia Demokratike ka dërguar 3 denoncime në SPAK lidhur me procesin zgjedhor të zhvilluar në bashkitë e Shkodrës, Dibrës dhe Rrogozhinës.
Në një prononcim për mediat, Basha thotë se pjesëmarrja në zgjedhjet e 6 marsit, ishte në nivelet më të ulëta në histori. Sipas tij, këto zgjedhje të pjesshme vendore janë zhvilluar në kushtet e një anomaliteti.
“Nuk ka shqiptar që nuk e kupton që 6 marsi është një anormalitet. Asgjë nuk ka ndryshuar për krimet zgjedhore. Problemet janë thelluar. Me mos pjesëmarrje të madhe, numër rekord të ulët votuesish. Qytetarët e braktisën procesin zgjedhor pasi nuk kishin garanci shtesë. PD-së iu mohuan komisionerët. Aleanca e non-gratave kërcënoi bashkë me bandat në Vorë, komisiolnerët vendas. Sa për dijeninë tuaj, ne kemi çuar në SPAK 3 denoncime për SHkodrën, Dibrën dhe Rrogozhinën. Njerëzit e kuptojnë mirë që republika shqiptare ka arritur në një pikë të papranueshme. Kjo u tregua me mospjesëmarrjen. Një pjesë i takon opozitës. Na takon të bëjmë një reflektimt ë thellë për reformimin e brendshëm. Të shkëputemi nga pjesët e së shkuarës. Nëse beteja jonë në 8 vite ka qenë për ato fenomene që e kanë shkëputur politikën nga njerëzit, ne kemi nevojë për një reflektim të brendshme. Mos ta trajtojmë PD-në si një qëllim, por një instrument në vetvete” – tha Basha.
Ai ka akuzuar se janë kërcënuar komisionerët e tij duke justifikuar duke thënë se këto zgjedhje nuk ishin normale.
“Qytetarët e braktisën procesin zgjedhor sepse nuk kishte asnjë garanci shtesë. PD-së iu mohuan komisionarët. Aleanca e ‘Non Gratave’ kërcënoi komisionerët vendas“, tha Basha.
g.kosovari