Guvernatori rajonal Oleksiy Kuleba, ka bërë me dije se forcat ruse kanë kapur një spital psikiatri në të cilën trajtohen rreth 670 persona .
Spitali psikiatri ndodhet në qytetin Borodyanka në rajonin e Kievit në Ukrainë.
“Sot ne nuk e kuptojmë se si t’i evakuojmë këta njerëz, si t’i ndihmojmë ata. Atyre po u mbarojnë uji dhe ilaçet. Këta janë njerëz me nevoja të caktuara të veçanta, ata kanë nevojë për ndihmë të vazhdueshme … shumë prej tyre kanë qenë të shtrirë në shtrat për vite.”, ka thënë më tej Kuleba.