Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar me qytetarët e Shkodrës, u ka bërë thirrje demokratëve shkodranë që të votojnë kandidaten socialiste Majlinda Angoni të paktën për 300 ditë.
Ai u shpreh se “Majlinda Angoni nuk është thjesht një socialiste, pasi ka edhe socialistë që nuk i duhen as dreqit, por një zonjë që e ka ndërtuar suksesin e saj në Shkodër”.
“U them demokratëve, të paktën për 300 ditë, provojeni njëherë një socialist, dhe jo socialsit, se ka lloj lloj socialsitësh. Ka edhe socialistë që s’i duhen dreqit. Jo socialiste, por një zonjë që i është vënë në dispozicion PS-së jo për të gjetur një punë dhe as për të marrë një trofe, se punën e ka, jo si Prefekte, por ka një punë që e ka ngritur me krahët e vet. Bashkë me burrin thonë disa, por e ka bërë kjo.
Burri ka pjesën e vet, po ishalla nuk ëhstë këtu. Edhe sikur ta ketë bërë burri, ju e dini atë fjalën. Pas një burri të zotë, gjendet një grua e fortë. O demokratë, zgjidheni mor Majlindën, çojeni atje, një zonjë grua që e ka bërë suksesin vetë, pa parti e politikë, e ka bërë suksesin këtu në Shkodër. Ka vendosur të rrijë me familjen këtu, dhe 300 ditë të paktën të pastrojë Shkodrën, pastaj le të vijnë ata ta bëjnë pis prapë”, u shpreh Rama./m.j