Ceremonia e hapjes e Lojërave Paralimpike Dimërore të Pekinit u zhvillua të premten në Stadiumin Kombëtar të Pekinit. Presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë në këtë ceremoni.
Ceremonia e hapjes, me regji nga Zhang Yimou dhe me temë “Lulëzimi i jetës”, ndahej në 12 pjesë, duke përfshirë parakalimin e sportistëve dhe ndezjen e Pishtarit Paralimpik.
30 për qind e rreth 800 interpretuesve ishin njerëz me aftësi të kufizuara, për të demonstruar integrimin e tyre në shoqëri.
Lojërat Paralimpike Dimërore të Pekinit do të zgjasin deri më 13 mars. Sportistët me aftësi të kufizuara do të marrin pjesë në 78 kategori të gjashtë sporteve: ski alpine, kros skish, dygarësh dimëror, rrëshqitje me dërrasë dëbore, hokej mbi akull për njerëz me aftësi të kufizuara dhe kërling në karrige me rrota.
Ndeshjet dhe garat do të zhvillohen në gjashtë vende të tre zonave të konkurrimit në Pekin, Yanqing dhe Zhangjiakou.