Ministrit ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov, ka theksuar se Ukraina do të marrë shumë raketa Stinger dhe Javelin nga vendet mike dhe pritet një tjetër ngarkesë me dronë turq.
Reznikov ndër të tjera ka bërë me dije se numri i vendeve që po ofrojnë ndihmë për Ukrainën në këtë situatë është gjithnjë e në rritje.
“Sasia e ndihmës që marrim dhe numri i vendeve që na e ofrojnë një gjë të tillë po rritet gjithnjë e më shumë. Po bashkohen edhe ata për të cilët konsiderohej e pamundur”, ka thënë ai.
Ndërkohë kujtojmë se shumë vende perëndimore kanë premtuar që të ofrojnë ndihmën e tyre për furnizimin me armë për të shmangur një pushtim rus.
g.kosovari