Të paktën 21 persona u vranë dhe 112 u plagosën në bombardimet e qytetit të dytë më të populluar të Ukrainës, Kharkiv, tha kryebashkiaku i qytetit. Guvernatori i Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv tha se të gjitha sulmet ruse “u zmbrapsën” dhe pozicionet u ruajtën, pavarësisht bombardimeve të rënda të Kharkiv të martën dhe gjatë natës.
Kharkiv this morning according to the Ukrainian media pic.twitter.com/luoF8LFGcC
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) March 2, 2022
Guvernatori Oleh Synegubov tha se “armiku rus pësoi humbje të konsiderueshme”.
Trupat ruse hynë në sektorët verilindorë dhe veriorë të qytetit, ndërsa Kharkiv u godit nga artileria reaktive.
The morning alarm in Kharkiv: an ammo depot hit by Russian shelling @zn_ua pic.twitter.com/rkqq56HHU0
— Alec Luhn (@ASLuhn) March 2, 2022
g.kosovari