Një njësi ushtarake speciale e forcave çeçene ishte dërguar në një mision në Ukrainë për të ekzekutuar Presidentin Volodymyr Zelensky ditën e sotme.
Kështu është shprehur Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Kievit, Oleksyi Danilov në një intervistë për mediat ukrainase.
Ai shprehet se kjo njësi speciale është neutralizuar. Disa prej ushtarëve çeçenë janë vrarë ndërsa disa të tjerë janë marrë peng, raporton The Mirror.
Sipas Danilov, kjo njësi ishte dërguar me urdhër të Ramazan Kadyrov, një udhëheqësi të rajonit rus të Çeçenisë dhe një aleat i Presidentit Vladimir Putin.
Duke folur në kanalin televiziv “Ukraina 24”, Danilov tha: “Ne tashmë jemi në dijeni të operacionit special që do të kryhej nga njësia e forcave Kadyrov.
“Ne e morëm informacionin nga përfaqësues të Shërbimit Federal të Sigurisë të Rusisë , të cilët nuk duan të marrin pjesë në këtë luftë të përgjakshme.
Danilov shtoi: “Ne nuk do t’ia japim askujt presidentin dhe vendin tonë. Kjo është toka jonë, largohuni nga këtu.”/m.j