Shtetet e Bashkuara po zgjerojnë sanksionet ndaj Bankës Qendrore të Rusisë në një masë që do të bllokojë amerikanët nga përfshirja në çdo transaksion me të dhe ngrirja e çdo aseti që ajo mban në SHBA.
Në një deklaratë të bërë sot, departamenti i thesarit i SHBA tha se vendimi do të zbatohej për Bankën Qendrore të Federatës Ruse, Fondin Kombëtar të Pasurisë së Rusisë – i cili drejtohet nga një aleat i ngushtë i Vladimir Putinit – dhe Ministria e saj e Financave.
Sekretarja e Thesarit Janet Yellen tha:
“Veprimi i paprecedentë që po ndërmarrim sot do të kufizojë ndjeshëm aftësinë e Rusisë për të përdorur asetet për të financuar aktivitetet e saj destabilizuese dhe do të synojë fondet nga të cilat varen Putini dhe rrethi i tij i brendshëm për të mundësuar pushtimin e tij në Ukrainë.
Sot, në koordinim me partnerët dhe aleatët, ne po ndjekim angazhimet kryesore për të kufizuar aksesin e Rusisë në këto burime të vlefshme.”
/b.h