Përfaqësuesi i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Josep Borell, thërriti këtë të hënë një takim urgjent të ministrave të Mbrojtjes në BE për të koordinuar ndihmat ndaj Ukrainës.
Axhenda sipas Borell, do të përqendrohet në “nevojat urgjente” dhe bashkërendimin e ndihmës së bllokut për ukrainasit.
“Unë jam duke mbledhur sot ministrat e mbrojtjes të BE-së, për të diskutuar situatën e fundit në terren në Ukrainë, në funksion të sulmit të paprovokuar të Rusisë. Ne do të diskutojmë për nevojat urgjente dhe do të koordinojmë ndihmën tonë të menaxhuar nga Shtabi Ushtarak i BE-së”, shkruan Borell në Twitter.
g.kosovari