Me lotësh, një grua nga Ukraina ka treguar tmerrin që ka përjetuar kur iu desh të largohej nga Ukraina me foshnjën e saj 10 muajshe në krah, pas pushtimit rus.
Liza Grach, e cila duhej të linte burrin e saj pas, tha se ajo e mori vendimin që fëmija i saj të mund të ishte e sigurt.
“Ishte e tmerrshme, por unë isha me fat. Mendoj se isha me fat sepse ne morëm vendimin shumë shpejt për t’u larguar. Kisha pak kohë për të ardhur në kufi, por nuk prisnim që lufta të fillonte aq shpejt. Mëngjesin e 25 shkurtit pashë dritën e verdhë nga dritarja ime dhe më pas dëgjova një shpërthim të madh dhe pashë tym të zi që vinte nga aeroporti ynë dhe ne jetonim afër aty. Morëm vendimin të mblidhnim gjërat dhe të largoheshim nga qyteti për 1 apo 2 ditë prej panikut. Pas disa orësh burri im më thotë, në rregull duhet të largohesh nga Ukraina, nuk është diskutim, duhet të largohesh. Nuk e shpjegoj dot si ndihesha, ishte e tmerrshme, e lash burrin tim mbrapa. Ky ishte vendimi i drejtë për t’u marrë sepse larg Ukrainës, fëmija im ka mundësi të flejë pa dëgjuar bomba, shpërthime, pa parë njerëzit që qajnë. E mora vendimin për t’u larguar vetëm për të, për të ardhmen e saj”, tha ajo.