Ish-kryeministri Sali Berisha ftoi banoret e Fushe-Alies ne Diber te mbeshtesin kandidatin e koalicionit “Shtepia e Lirise” si e vetmja rruge per te sjelle te djathten ne pushtet. Gjate takimit Berisha akuzoi shumicen socialiste se e ka perbuzur Dibren ne keto vite.
Me heret Berisha takoi fermeret e Dibres te cileve u premtoi mbeshtetje per bujqesine kur partia demokratike te vije ne pushtet. Ish-kreu i PD, Berisha beri pergjegjes qeverine Rama per situaten ku ndodhen fermeret shqiptare.
“Pse është rritur çmimi i plehrave kimike, ilaçeve të bletëve? Sepse janë monopol, tregtinë e këtyre e kanë njerëz të qeverisë dhe bëjnë çtë duan. Pse Shqipëria ka çmimin e naftës më të lartë në Europë sa Suedia e Zvicra? Sepse Edi Rama me importuesit ndan fitimet, vendos taksë pas takse. Ka nxjerrë tani edhe taksën e kontrollit mbi pompa, po dyfishohet, dhe kjo është rritje e çmimit për ju dhe shqiptarët.”
Ish-kryeministri u ka bere apel dibraneve te mos votojne kandidatin e Bashes, duke theksuar se do te ndihmojne vetem qeverine “Rama”.
“Siç u provua, ai që drejtonte opozitën ishte një arrë me vrimë. Arra me vrimë, siç e dini ju, as nuk hahet, as nuk mbillet. Nuk ia ka fajin asnjë njeri. U bëj thirrje demokratëve të Dibrës: mos përdorni votën kundër të djathtës se ai nuk fiton gjë.”
Berisha ka perseritur se dibranet duhet te votojne premtim Kryemadhin si I vetmi perfaqesues I demokrateve ne 6 mars.
/a.r